Gjykata e Kavajës ka dhënë masën “arrest me burg” për 7 adoleshentë të arrestuar një ditë më parë për abuzimin seksual me një të mitur 14-vjeçare në shkollën “Rilindja” në Kavajë.

Ata akuzohen për për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Të gjithë djemtë e lënë në burg janë të moshave nga 15 deri në 17 vjeç.

Në kërkim është shpallur edhe një 15-vjeçar tjetër sipas burimeve .Rasti u publikua në media falë denoncimit në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Por ndërkohë mësohet se 14 vjecarja ka denononcuar në polici se është detyruar të kryeje mardhenie me 8 djemte ne kohë te ndryshme për një periudhe 3-mujore.

Burimet bëjnë me dije se 14-vjecarja ka pasur të dashur njërin prej adoleshentëve, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar të shkonte edhe me shokët e tij, pasi ata e kishin filmuar dhe nëse nuk e kryente këtë veprim do ta publikonin në rrjete sociale.

Vajza ka pranuar dhe ka shkuar më të 8 djemte ne kohe të ndryshme por kanë qënë prindërit ata që e kanë kuptuar dhe e kanë shtrënguar të miturën tu tregojë.

Pasi kanë dëgjuar nga e mitura historinë së bashku me vajzën ata kanë bërë denoncimin në polici, e cila menjëre ka arrestuar 7 të rinj ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër.