Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka propozuar rikthimin me vdekje për pedofilët. Në fjalën e tij në Kuvend, ai u kërkoi deputetëve që ta sanksionojnë me ligj dënimin me vdekje.

“Kemi parë një nismë që është marrë nga zonjat kolege dhe është për manifestimin në orën 16:00 për fëmijërinë e vjedhur. I bëj thirrje zotit Balla, kush është pedofil të varet në mes të qytetit, ta rikthejmë dënimin me vdekje, se këta maskarenj nuk e meritojnë të jetojnë por të zhduken nga faqja e dheut”, tha Valteri.

Në përgjigje të tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se “kjo nuk është një zgjidhje”. ” Nuk e zgjidh kjo, në dijeninë time, sot në seancë do të ketë reagim nga ana e ministres së Arsimit”, tha Ruçi.

Artikulli paraprakRRITEN VETËVRASJET NË 2019-N, KUSH JANË QYTETET NË SHQIPËRI QË NUK E “DUAN JETËN”
Artikulli tjetërNASA FOTOGRAFON NJË VORBULL NË MES TË LIQENIT TË SHKODRËS