Forumi Rinor i Partisë Demokratike është mbledhur përpara ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e ministres Besa Shahini pasi nuk ka bërë asnjë reagim për rastin e 15-vjeçares e cila është përdhunuar nga roja i shkollës dhe 3 nxënës të tjerë.

Kjo heshtje, sipas të rinjve demokrat. është tregues se si “Rilindja” u ka kthyer shpinën qytetarëve, duke akuzuar se shkollat nën drejtimin e Shahines janë kthyer në institucione që funksionojnë kutur. Për nënkryetarin e FRPD-së, Isander Hoxha, Shahini duhet të niste një hetim administrativ.

“Kemi pritur që të reagonte, por në vend të bënte një hetim administrativ të thelluar, ajo ka zgjedhur të heshtë, ta braktisë 15-vjeçaren. Të gjithë sytë e Rilindjes janë larg qytetarëve, shkollat publike sot janë institucione të braktisura që funksionojnë kuturu. Këta kanë zgjedhur heshtjen, ngrohen në diell dhe kanë braktisur qytetarët. Ne sot erdhëm për të bërë një sensibilizim publik, të dorëhiqet ministrja, edhe vetëm për dinjitet, por këta nuk duan t’ia dinë për shqiptarët, e quajnë problem 3 ditor”, tha nënkryetari i FRPD-së, Isander Hoxha.

Artikulli paraprakVAZHDOJNË PROTESTAT NË SHBA! NJU JORK-U SHNDËRROHET NË FUSHË BETEJE
Artikulli tjetërRAMA: VITIN TJETËR NIS NDËRTIMI I HEC-IT TË SKAVICËS, ISHTE ËNDËRR NË SIRTAR