Ligor Biba 55-vjeç nga fshati Velçan është i ati i fëmijës së 15-vjeçares, e cila e akuzoi se e përdhunoi dhe e la shtatzënë. Biba u arrestua në muajin tetor të vitit 2017 pas denoncimit nga 15-vjeçarja.

Gjatë marrjes në pyetje, 55-vjeçari ka mohuar gjithmonë akuzat, ndërsa ka kërkuar analizat e ADN-së. Pas lindjes, janë marrë mostra gjaku të foshnjës dhe të akuzuarit për analizat e ADN-së nga ku ka rezultuar se Ligor Biba është babai i fëmijës.

Ligor Biba është fqinji i 15-vjeçares, ndërsa shtatzënia u zbulua nga infermierja e fshatit Velçan. Tashmë të arrestuarin e pret dënimi me akuzën e përdhunimit të 15-vjeçares.

Artikulli paraprakRRITET TENSIONI, LLALLA SULMON LU, DOSJA I KALON TE KRIMET E RËNDA
Artikulli tjetërSHKARKOHEN 46 PUNONJËS TË HIPOTEKAVE DHE ALUIZNI-T, GJONAJ: KA ENDE QË DUHET T’I LARGOJMË