Një prej gjashtë burrave që rrahën brutalisht dhe përdhunuan një studente në një autobus në New Delhi në vitin 2012 po i kërkon gjykatës në vend që ta “kursejë” atë nga dënimi me vdekje.

Dhe pretendimi i tij është: “Ndotja e ajrit po më vret tashmë”.
Akshay Thakur është një nga katër burrat e dënuar me varje për përdhunim në grup të Nirbhaya, një 23-vjeçare, e cila vdiq dy javë më vonë si rezultat i plagëve të marra.

Një i dyshuar i pestë u la i lirë nga burgu sepse ishte i mitur në kohën kur u krye krimi, ndërsa i gjashti vrau veten në burg.

Policia tha se burrat përdhunuan 23-vjeçaren ndërsa autobusi po lëvizte nëpër qytet për gati një orë.

Kur mbaruan e hodhën Nirbhayan dhe shoqen e saj në një rrugë.
Avokati i Thakur paraqiti kërkesën për rishqyrtimin e vendimit në Gjykatën e Supreme, vetëm disa ditë para 7-vjetorit të krimit në 16 dhjetor.

Mediat lokale kanë spekuluar se burrat mund të ekzekutohen në përvjetorin e ngjarjes së tmerrshme.

Artikulli paraprakMESAZHI I TIFOZËVE TË PARTIZANIT PËR VIKTIMAT E TËRMETIT
Artikulli tjetërVRITET 23-VJEÇARI, PLAGOSET RËNDË NJË TJETËR