Një përdhunues serial është dënuar me 33 burgime të përjetshme.
Joseph McCann përdhunoi mbi 11 gra dhe fëmijë në të gjithë Anglinë.

Viktimat e përdhunimit të Joseph McCann ishin të moshës 11 deri në 71 vjeç. Mes tyre ishin tre gra që u rrëmbyen në rrugë nën kërcënimin e thikës dhe u përdhunuan vazhdimisht nga Joseph.

Ai u shpall fajtor për 37 vepra penale në Bailey Old të Premten.
Gjyqtari Edis tha se McCann është kërcënim për fëmijët dhe një pedofil.
Gjykatësi e përshkroi atë si një psikopat klasik dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur dhe sistematik se pse sistemi nuk arriti të mbrojë viktimat e McCann.

Sulmet seksuale të 34-vjeçarit filluan në muajin prill në Watford dhe më pas në qytetet e tjera si Londër, Greater Manchester dhe Cheshire për një periudhë dy-javore.
Ai ka të drejtë të apelojë vendimin pas 30 vitesh burg.

Seria e përdhunimeve
Më 21 Prill, McCann rrëmbeu një 21-vjeçare nën kërcëimin e thikës, ndërsa ajo po kthehej në shtëpi nga një klub nate në Ëatford dhe e çoi në një shtëpi, ku e përdhunoi.
Katër ditë më vonë, një 25-vjeçare u rrëmbye ndërsa po shkonte në shtëpi në Walthamstow, menjëherë pas mesnatës.

Ajo u përdhunua në mënyrë të përsëritur, në disa vendndodhje të ndryshme brenda 14 orëve.
Më vonë në të njëjtën ditë, ai rrëmbeu 21-vjeçare së bashku me motrën e saj në Edgware, në veri të Londrës, ndërsa po shëtisnin përgjatë rrugës.

Motrat arritën të shpëtonin kur shkuan në dhomën e hotelit të McCann në Watford dhe e goditën me një shishe vodka para se të largoheshin për të kërkuar ndihmë.
Në orët e para të mëngjesit të 5 majit, McCann shkoi në shtëpinë e një gruaje që e takoi në një bar në Greater Manchester.

Ai e lidhi në një shtrat dhe ngacmoi djalin e saj 11-vjeçar dhe vajzën 17-vjeçare, duke u thënë: “Ju do shkoni në Evropë nesër, jeni të mitë.”

Vajza, e cila tha se kishte frikë mos bëhej skllave seksi, arriti të shpëtonte duke u hedhur lakuriq nga dritarja dhe njoftoi policinë.

McCann rrëmbeu dhe përdhunoi edhe një grua 71-vjeçare si edhe sulmoi seksualisht një 13-vjeçare që e rrëmbeu në rrugë.

Më 5 maj, McCann rrëmbeu edhe dy vajza 14-vjeçare pasi kërcënoi se do t’i therte me hanxhar. Ai u arrestua nga policia më 6 maj.