Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Çlirimi në qendër të qytetit të Elbasanit.
Në vendngjarje ndodhen 3 zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në momentin kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ndodhej njeri. Në vendngjarje ndodhet policia. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHQIPTARI ME 50 KG MARIUHANË NË MAKINË
Artikulli tjetërÇIFTI I TË MOSHUARVE HIDHET NGA KATI I 6-TË I PALLATIT NË BERAT, MISTER SHKAQET