Një banesë sociale është përfshirë nga flakët rreth orës 11:45.

Zjarri ka rënë në kuzhinën e apartamentit të katit të tretë, për shkak të pakujdesisë së fëmijëve të familjes. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, të cilat kanë vendosur zjarrin në kontroll. Sakaq, policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.