Një traget me 1016 persona në bord, 875 pasagjerë dhe 141 anëtarë të ekuipazhit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Greqi.

Trageti ishte nisur nga porti i Pireut për në Kretë, ndërsa në mesnatë gjatë udhëtimit në mes të detit është konstatur zjarri duke sjellë frikë dhe panik te pasagjerët.

Sipas mediave greke, zjarri ka rënë në një kamion në garazhe, ku ishin 80 të tillë dhe 152 automjete të tjera. Autoritetet kanë marrë masat e menjëhershme duke evakuuar të gjitha pasagjerët dhe ekuipazhin, të cilët nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

E ndërsa pasagjerët dhe ekuipazhi u zbritën nga zjarrfikësit duke u shpëtuar me anije të vogla, punonjësit vijuan për mbi 5 orë luftën me flakët në traget.

Në operacion janë përfshirë dhjetë automjete me mbi 50 zjarrfikës, por edhe ekipe të tjera shtesë nga autoritetet greke.

Ndërkohë që janë publikuar edhe pamjet nga momenti kur trageti është i mbuluar nga tymi dhe ankthi i pasagjerëve, të cilët janë kthyer të gjithë në gjendje të mirë në portin e Pireut.

Pak pas orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, zëvendësministri i Transportit Nektarios Santorinios, konfirmoi se të gjithë pasagjerët ishin në gjendje të mirë. Ndërsa cdo automjet që është dëmtuar pritet të kompensohet nga kompania e sigurimit të anijes.