DY PROVIMET ME ZGJEDHJE TESTIMI I FUNDIT I MATURANTËVE. Rreth 46 mije maturante ne te gjithe vendin kane perfunduar kete te premte provimet e matures shteterore per vitin shkollor 2014-2015. Provimet me zgjedhje kane qene provimet e fundit qe iu nenshtruan maturantet.

Ne Shkoder moren pjese ne keto provime 2450 maturante te cilet perfunduan me sukses provimin e gjuhes se huaj me 23 maj, gjuhes shqipe dhe letersise me date 29 maj, provimin e matematikes me date 9 qershor nderkaq kete te premte te dates 19 qershor perfunduan edhe provimet me zgjedhje duke mbyllur keshtu ciklin e provimeve te matures per tu pergatitur per llogaritjen e pikeve sipas formules se percaktuar nga MAS dhe duke pretenduar per preferencat e tyre per arsimin e larte. Deri me tani maturantet jane njohur me rezultatet e provimit te anglishtes dhe gjuhes shqipe nderkaq priten rezultatet e matematikes dhe vetem brenda pak diteve maturantet do kene ne duart e tyre edhe rezultatet e lendeve me zgjedhje. Testi për secilin nga provimet e detyruara kishte 25 pyetje dhe Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.Ndersa Testi për secilin nga provimet me zgjedhje kishte 20 pyetje dhe Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë ndersa maturanti qe te jete kalues duhet te marre te pakten 20% te pikeve

PUBLICITET