Rruga “Loro Nodaj” në Njësinë Administrative Guri i Zi, ka ndryshuar tërësisht pamjen e saj. Për herë të parë, ajo është rikonstruktuar plotësisht, duke lehtësuar lëvizshmërinë e njerëzve, mjeteve e mallrave për një komunitet shumë të madh banorësh. Rikonstruksioni i saj i ka dhënë zgjiedhje problemit të ujrave të bardha, të cilët zbrisnin nga kodrat duke vëshitrësuar jetesën e banorëve.

Investimi i Bashkisë së Shkodrës me vlerë 11,5 milion lekë të reja, është në vazhdën e ndërhyrjeve që janë relizuar gjatë katër viteve në këtë njësi administrative. Investimet do të vazhdojnë edhe në muajt e vitet në vijim, ashtu si në të gjithë territorin e Bashkisë së Shkodrës.

Artikulli paraprakSHIROKË, PLAZHI PUBLIK HARROHET NGA PUSHUESIT
Artikulli tjetërBASHA: JA LISTA ME KRYEBASHKIAKE E DEPUTETE KRIMINELE