Partia Socialiste mblodhi sot në Pallatin e Kongreseve kryesinë e partisë. Mbledhja në drejtimin e kryeministrit Edi Rama u zhvillua nga ora 9-10.

Përveç diskutimeve për sesionin e ri, është diskutuar dhe rendi i ditës për Asamblenë që mbahet të premten e 6 shtatorit, ku do të analizohet performanca e qeverisë.

Kryesia e Partisë Socialiste miratoi grupin strategjik për zgjedhjet vendore të 2019 të kryesuar nga Blerina Gjylameti, e cila do të jetë edhe sekretare për organizimin e elektoral dhe drejtuese politike e Tiranës.

Ndërkohë anëtarët e grupit strategjik për zgjedhjet do të jenë Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Bledi Çuçi, Erion Veliaj, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla.

Zhvillime edhe nga opozita

Ndërsa PD dhe LSI kane mbledhur në orën 10:00 grupet e tyre parlamentare. Ne oren 11.00, LSI do kete dhe nje komunikim per mediat.

Në orën 12:00, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi do të thërrasë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, për të diskutuar punën dhe kalendarin 3 javor.

Konferenca e Kryetarëve do të rikthejë debatin për Teatrin e ri Kombëtar, ku në bazë të programit me 13 shtator parashikohet që dekreti i Presidentit të kalojë për votim në seancën plenare.

Ky moment pritet të tensionojë marrëdhëniet mazhorancë-opozitë, ndërsa Lulzim Basha disa ditë më parë vendosi vijën e kuqe, duke paralajmëruar prerë PS se në qoftëse e rikalon ligjin për Teatrin do të sjellë përplasje civile.

Në 3 javët e para, Kuvendi i Shqipërisë parashikon shqyrtimin e 33 projektligjeve, ndërkohe që parashikohet të rrëzohet dhe dekreti tjeter i presidentit, ai për projektligjin për tatimin mbi të ardhurat.

Artikulli paraprakMARRËDHËNIET KOSOVË-SERBI, VUÇIÇ: DUHET TË LARGOJMË URREJTJEN 200-VJEÇARE
Artikulli tjetërPS NDEZ MOTORRËT E FUSHATËS PËR ZGJEDHJEVE VENDORE. BALLA FLET PAS KRYESISË: NISIM ANËTARËSIMET E REJA NË PARTI