Ka përfunduar mbledhja e qeverisë në Elbasan. Mbledhja e qeverisë nisi që prej orës 8:30 të mëngjesit të kësaj të shtune.

Ky ishte takimi i parë për 2019, megjithëse mbetet një takim informal. I pari që u largua nga takimi ishte ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ndërsa ministri i fundit ishte ai i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në fokus të takimit kanë qenë prioritetet e qeverisë Rama 2 për vitin 2019. Në fokus janë masat kundër korrupsionit, punësimi, zhvillimi i sipërmarrjes private si dhe rekrutimi i studentëve të shkëlqyer në administratën publike.

Kjo e fundit është edhe një ndër pikat që Qeveria ka miratuar në “Paktin për Universitetin” e cila parashikon punësimin e 1000 studentëve ekselentë në administratën publike pa konkurs.