Kastriot Dermaku, i cili zëvendësoi Mërgim Mavrajn këtë ndeshje ka shënuar përballë Islandës. Kur pritej të shënohej një gol nga sulmuesit tanë, vjen pikërisht një mbrojtës për të zhbllokuar sfidën.

27- vjeçari i cili luan me Parmën në Itali shfrytëzoi mjaft mirë një harkim të kapitenit Hysaj nga krahu i djathtë duke kërcyer mbi mbrojtësit islandezë, për ta çuar topin në rrjetë. Edy Reja këtë ndeshjes ka hedhur në fushë një formacion 3-5-2 duke bërë 6 ndryshime në formacion.

Tekniku italian ka vendosur të ulë në stol Balajn, Mavrajn, Abrashin, Roshin dhe Uzunin për të aktivizuar Memushajn, Lenjanin, Dermakun, Cikalleshin dhe Manajn.

Ndërsa Islandë vjen me formacionin: Halldorsson në portë, Hermannsonn, R.Sigurdsson, Arnason, Sigurjonsson, kapiteni A.Gunnarss, Hallfredsson, Bodvarsson dhe Skulason.

Deri në orën 19:00 interesimi ka qenë ‘mesatar’ për ndeshjen pasi burime nga FSHF bënë me dije se janë shitur 8 mijë bileta, nga 12 mijë tifozë që mund të mbajë Elbasan Arena.

Shqipëria ndodhet në vendin e katërt me 6 pikë dhe nëse sonte nuk do të marrim pikët e plota i themi lamtumirë ëndrrës për të qenë në garë për kualifikim. Kjo është koha për të reaguar. Në kampin kuqezi janë optimistë për një rezultat pozitiv mbrëmjen e sotme.