Ambasadori i BE Luigi Soreca mëngjesin e kësaj të mërkure është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Teksa Soreca ka preferuar të mos japë asnjë prononcim për mediat, kryeopozitari doli në një deklaratë për mediat duke hedhur akuza mbi qeverinë.

“’Kriza ekonomike është produkt i krizës politike. Opozita nuk ka ndryshuar kërkesat dhe i qëndrojmë asaj të zgjedhjeve të parakohshme.Për ti dhënë shqiptarëve mundësin për të zgjedhur dhe një qeveri që u shërben të ndërtojnë jetën e tyre këtu. Qeveria është produkt i krizës politike. Ai ia ka vënë vetë emrin kësaj krize që është krijuar nga KÇK.

Por KçK është vetë kryeministri, është partia në pushtet. Nuk janë çështje dëshire. E patë OSBE ODHIR. Dorëzimin e shtetit para krimit. Nuk është lista e dëshirave të Bashës por thirrja e çdo shqiptari. Të zgjedhin këtë krizë Edhe procesi i integrimit evropian dhe procesin e Reformës zgjedhore .

Reforma administrative nuk ka prodhuar atë që u premtua. Taksa më të larta, militantë të punësuar. Ka ardhur koha që si pjesë e zgjidhjes të rishikohen reformat Administrative. Po bëjmë çdo përpjekje nuk do ketë pengese ka angazhim total që Reforma të përfundojnë më 15 mars” është shprehur Basha ndër të tjera.

Artikulli paraprakDALIN PROJEKTET/ JA MODELET E SHTËPIVE QË DO TË NDËRTOHEN PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI
Artikulli tjetërMINISTRI I JASHTËM TURK NË TIRANË, CAKAJ: 3 MARRËVESHJET QË NËNSHKRUAM