Në një prononcim të shkurtër për mediet e pranishme, në ambientet ku u mblodhën të ashtuquajturit themelues të partisë më të re në politikën shqiptare,

Bindja Demokratike, Astrit Patozi, i përfolur për të marrë drejtimin e partisë pas tërheqjes së Rudina Hajdarit, nuk dha asnjë detaj.

“Më vjen keq që nuk iua shuaj dot kërshërinë sot. Nuk kemi as ndonjë gjë për të fshehur, por as për të ndarë me ju në këto momente. Ju falënderoj për interesin e jashtëzakonshëm që keni treguar për këtë takim, por gjithçka do ta merrni vesh nesër”, tha Patozi.

Astrit Patozi ka tentuar edhe më herët një nismë për të krijuar fraksione brenda PD-së, apo për krijimin e një force të re politike, por gjithçka kishte mbetur në letër.