Mal i Zi, përfundon procesi i votimit, kryeson Partia Demokratike e Socialistëve

Në Mal të Zi ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare. Exit pollet shprehen për 73.2% pjesëmarrje të votuesve në këtë proces, 5 % më shumë se zgjedhjet e kaluara. DPS ka marrë 41.2 % të votave ndërsa koalicioni pro rus ka marrë rreth 21% të votave. Sipas kreut të Partisë Demokratike të Socialistëve e drejtuar nga Milo Gjukanovicit këto zgjedhje do të jenë tepër të rëndësishme pasi përcaktojnë qendrimin që do të mbajë qeveria e re, pozicionimin në krah të perëndimit apo një koalicion i mundshëm me Rusinë. Shqiptarët e Malit të Zi janë përfaqësuar me tre koalicione të ndryshme, që janë: Lista e “Shqiptarëve të Vendosur “që ka në koalicion tre parti shqiptare , “Koalicioni Shqiptare me një qëllim” që ka në koalicion katër parti shqiptare dhe ‘Lidhja Demokratike”. Shqiptarët do të arrinin të pëfaqësoheshin nga 5 deputetë në parlamentin malazez nëse do ishin përfaqësuar me një listë të vetme.

Artikulli paraprakKODHELI:FORCAT SPECIALE SHUME SHPEJT NE MISIONE TE NATO-S
Artikulli tjetërTERMETI NE GJIROKASTER PASOHET NGA LEKUNDJE TE TJERA