Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi ishte e pranishme në një takim të organizuar në Prefekturën e Qarkut Shkodër mbi përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në fjalën e saj Ademi ka paraqitur punën e bërë nga qeverisja vendore për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e shkollave në territorin e saj.

Në vazhdim, kryebashkiakja Ademi ka evidentuar edhe disa probleme të cilat i ka adresuar për zgjidhje në DAR Shkodër.

Numri i ulët i nxënësve në disa shkolla, mirëshpërndarja e nxënësve në zbatim të ligjit për të mos krijuar mbipopullim në disa shkolla,

respektimi i orareve të mësimdhënies nga trupat mësimore si dhe mirëmbajtja e shkollave pas ndërhyrjeve nga Bashkia e Shkodrës, janë disa nga problemet e evidentuara nga zj. Ademi.