Eklipsi i Hënës nuk është një fenohem i pazakontë. Por, ajo që do të ndodhë më 28 Korrik është disi ndryshe.

Për 4 orë, Hëna do të jetë nën hijen e planetit Tokë. I gjithë eklipsi, kur Toka mbulohet nga reflektimi i kuqërremtë, do të zgjasë 1 orë e 43 minuta. Kjo do ta bëjë eklipsin hënor më të gjatë të këtij shekulli.

Kur të bjerë muzgu, Hëna do të ulet në horizontin tonë duke qëndruar nën hijen e Tokës. Drita e Diellit, që shfaqet në vendet ku lind apo perëndon, do të reflektohet në Hënë. Dhe pothuajse të gjithë do të mund të shikojmë “Hënën e përgjakur”.

Ky fenomen do të duket nga pjesa më e madhe e vendeve të botës. Shikimi më i mirë i saj do të jetë nga Afrika Lindore, Lindja e Mesme, disa zona të Evropës e Azisë dhe Australia.

Në fillim të këtij viti, pamë një tjetër fenomen magjepsës, atë të super Hënës blu, për shkak të afërsisë më të madhe se zakonisht me Tokën. Ajo ishte gjithashtu Hëna e dytë e plotë për muajin dhe kishte ngjyrë të kuqe.

Kësaj radhe, në fund të Korrikut, Hëna do të jetë në pikën më të largët të orbitës së saj nga Toka.

Kjo do të thotë se do të kalojë nëpër hapësirë në një pikë ku hija e Tokës është më e gjerë, duke e bërë eklipsin më të gjatë të këtij shekulli.