Sipas MeteoAlb: Kthjellimet mbizotërojnë gjatë paradites në territorin shqiptar. Por mesdita shton vranësirat duke gjeneruar rrebeshe të përkohshme shiu në zonat Veriore e lindore, duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit rriten gjatë mëngjesit dhe mesditës duke u luhatur nga 7°C mëngjesi deri në 26°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Jugu dhe Qendra e Europës do të përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do të sjellë rrebeshe shiu dhe ministuhi ere në këto rajone. por Lindja, Veriu dhe Ishujt Britanikë paraqiten me kthjellime.

Artikulli paraprakRAMA CITON MUHAMMED ALI: MOS NUMËRO DITËT, JEPU VLERË ATYRE
Artikulli tjetër“DHUNUESIT DUHET TË MARRIN NDËSHKIM MAKSIMAL”! MESAZHI NDRYSHE I TRITAN KALOS: