Sinoptikanët e Meteoalb parashikojnë një valë të nxehti afrikan për këtë fundjavë, ndërsa temperaturat do të arrijnë në disa vende mbi 38°C.

Sipas Meteoalb Shqipëria do mbetet në periferi të valës së të nxehtit Afrikan, e cila gjatë mesditave të kësaj fundjave, sjell temperatura mbi 30°C në 90% të territorit shqiptar.

Në zonat malore temperaturat maksimale variojnë nga 31 në Juglindje deri 35°C zonat Verilindore (Kukësi); në bregdet dhe zonat e ulëta temperaturat maksimale ngjiten në 35-36°C por në zona specifike pritet që temperaturat maksimale të ngjiten lehtësisht mbi 38°C.

Dita e hënë sjell rënie të ndjeshme të temperaturave, vlera të cilat janë lehtësisht mbi maksimumet tipike mujore dhe do të vijojnë me luhatje të lehta deri në mesjavën tjetër.

Sipas parashikimeve edhe 10-ditëshi i fundit i korrikut do të jetë kryesisht i kthjellët në bregdet dhe pjesën më të madhe të zonave të ulëta por vranësira të shpeshta dhe rrebeshe të here pas hershme shiu do ketë në zonat malore.