Partia Demokratike akuzon qeverinë për vendosje të regjimit policor me projektligjin që synon të ndryshojë ligjin për Policinë e Shtetit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se Rama po tenton të zëvendësojë shtetin ligjor me regjimin policor duke e cilësura një shkelje flagrante e Kushtueses dhe të drejtave të njeriut, duke lejuar që policia të mund të përgjojë qytetarët pa një urdhër të prokurorit.

‘Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor, në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim flagrant të të drejtave të njeriut. Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës, thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës dhe minon seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë. Për Partinë Demokratike ligji është antikushtetues dhe i papranueshëm’, thuhet në njoftimin e PD-së.

Përmes një projektligji, mazhoranca po mundohet që të vendos ndryshime në ligjin e Policisë së Shtetit, ku t’i japë të drejtë efektivëve blu, që në raste emergjente apo nevoje, ata të mund të përgjojnë qytetarët pa pasur nevojë për një urdhër prokurori, siç është aktualisht në ligj. Ky projektligj nuk ka kaluar ende në Kuvend, ndërsa pritet të diskutohet në komisionet parlamentare.

Nisma ndryshon nenin 131 të ligjit në fuqi për policinë, duke i dhënë kompetencë policisë përgjimin dhe survejimin pa vendim të prokurorit, në kuadër të masave të veçanta anti-krim.

Konkretisht, gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese, policia përgjon bisedar e personave në ambiente publike si dhe në mjete të transportit publik; përgjon bisedat telefonike, mbikëqyr në mënyrë të fshehtë personat e dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale si dhe përdor pajisje teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes.

Artikulli paraprakGRABITËSIT ME ARMË DHE MASKA FUTEN NË MARKET, DHUNOJNË PRONARIN
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË,VDES 25-VJEÇARI SHQIPTAR