Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së i është rikthyer sërish çështjeve të përgjimeve për dosjen 339, ndërsa hedh akuza në drejtim të kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.

Sipas tij, prokurorja Arta Marku për më shumë se një vit nuk ka lëvizur fare gishtin për dosjet e nxehta, dosje këto që trazuan ujërat e politikës në vend. Me një shënim në “Facebook”, Vasili thotë se kryeministri Edi Rama duhet të ishte larguar që dje nga detyra pas përgjimeve të publikuara nga “Blid”, ndërsa shton se edhe Arta Marku duhet të largohet një orë e më parë.

“Prokurorja e pergjithshme per nje vit e gjysem nuk leviz as gishtin per dosjen 339 dhe 184. Dosja 339 dhe 184 bllokohen me urdher te kryeministrit,qe e therret prokuroren e pergjithshme ne zyren e tij sa here do.E ka pranuar vete publikisht prokurorja qe asgje nuk ka ndodhur me dosjen 339. Edi Rama duhet te ishte larguar qe dje,

Prokurorja e pergjithshme sot. Keta pranojne te jene pecet e kembeve te krimineleve ndersa populli kurre. Ndaj te mos vonojne më asnje minute, se populli tani i ka shume te qarta gjerat….”-shkruan Vasili.