Një shpërthim i salmonelës i shkaktuar nga qepët po zgjerohet dhe ka infektuar më shumë se 640 njerëz nga 43 shtete. Të paktën 85 prej tyre janë shtruar në spital, kanë thanë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Nëse nuk e dini nga vijnë qepët, mos hani, mos i shesni dhe mos i përdorni ato për gatim,” tha CDC të premten.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave ka paralajmëruar konsumatorët të mos hanë qepë nga Thomson International Inc. Kjo vlen për qepët e kuqe, të bardha, të verdha dhe të ëmbëla.

Disa qepë janë shitur nëpër dyqane të ndryshme përfshirë Walmart, Kroger, Fred Meyer, Publix, Giant Eagle, Food Lion, dhe H-E-B, nën një larmi emrash markash, ka thënë CDC.

CDC ka shprehur se njerëzit duhet të kontrollojnë produket që kanë në shtëpitë e tyre dhe t’i hedhin ato që kanë dyshime.

Shenjat e infeksionit të salmonelës përfshijnë diarre, ethe dhe ngërçe në stomak pas gjashtë orësh ose pas gjashtë ditësh pas ekspozimit ndaj baktereve. Ata nën moshën 5 vjeç, ata mbi 65 vjeç dhe njerëzit me sistem imuniteti të dobësuar ka më shumë të ngjarë të pësojnë sëmundje të rënda.

Në disa raste, infeksioni mund të përhapet nga zorrët në pjesë të tjera të trupit dhe e kanë të domosdoshme shtrimin në spital.

CDC po nxit këdo që ka simptoma të helmimit me salmonelë që të kontaktojnë një mjek, të kujtojnë atë që hëngrën një javë para se të sëmuren dhe të raportojnë sëmundjen në departamentin e shëndetit.

Infeksione janë raportuar në disa shtete duke përfshirë Arizona, California, Colorado, Florida, Indiana, Illinois, Idaho, Ioëa, Kansas, Kentucky, Maine, Maryland, Minnesota, Missouri, Montana, Nebraska, Nevada, Neë York, North Carolina, North Dakota , Ohio, Oregon, Pennsylvania, South Carolina, Tennessee, Texas, Utah, Virginia, Wisconsin and Wyoming.

Një listë e plotë e shteteve të prekura është në faqen e internetit të CDC-së.