SHKODRA QYTETI KU PËR HERË TË PARË U RRËZUA BUSTI I ENVER HOXHËS .Shkodra do të bëhej qyteti i parë në Shqipëri ku një bust i diktatorit Enver Hoxha do të rrëzohej. 13 dhjetori i 1990-ës ishte dita kur një grup shkodranësh mposhtën frikën e kohës dhe e rrëzuan bustin.

Sot pas 24 vitesh, lëvizja e 13-dhjetorit vendosi kurora me lule në lapidarian përballë Bashkisë Shkodër.Përfaqësues të Partisë Socialiste e LSI-së nuk morën pjesë në vendosjen e kurorave.Më pas u zhvillua edhe një kokteil ku morën pjesë veç aktorëve të atëhershëm të rrëzimit të bustit edhe përfaqësues të Partisë Demokratike.Gjatë kokteilit kanë përshendetur edhe përfaqësues të tjerë të PD duke sjellë në vëmendje ditët e vështira të 1990-ës që sollën demokracinë në vend.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/pI25ygjYumY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
PUBLICITET