Ne Lezhe eshte përkujtuar 147-vjetorin e lindjes të poetit, intelektualit dhe politikanit Shqiptar “At Gjergj Fishta”.

Në biblioteken që mban emrin e homerit shqiptar “At Gjergj Fishta” u organizua një veprimtari përkujtimorendërsa të pranishem ishin autoritete lokale, intelektual, si dhe nxenes shkollash.

Teksa foli për jeten dhe veprimtarinë e Fishtes botuesi Frano Kulli, tha se kjo figure nuk ka marrë vemendjen që meriton kjo duke ju referuar dhe baneses ku ka jetuar Fishta e cila është kthyer në gërmadhe.

Nën Kryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku, u shpreh se ditelindja e “At Gjergj Fishtes” nuk duhet të kujtohet vetem në nivel lokal por dhe kombëtar.

Artistet dhe nxenesit e pranishem në këtë aktivitet përmes këngëve, interpretimeve dhe poezive sollen në kujtese At Gjergj Fishten këtë figure shume dimensionale dhe të rralle për kombin shqiptar.