78 vjetori i vdekjes së poetit të njohur, Ndre Mjeda, eshte perkujtuar ne nje aktivitet te vecante me pjesmarrjen e te gjitha trevave shqiptare. Organizatoret e kane kthyer ate ne nje takim mbarekombetar folkloritik me pjesmarrjen e grupeve nga kosova, shqiperia dhe mali i zi.  Kryetari I Bashkisë Vau Dejës Zef Hila, tha se ky kremtim merr vlera të veçanta.

Arqipeshkvi i dioqezes Shkoder Pult, njeherësh edhe kryetari i konferences ipeshkvnore te SHqiperisë, Monsinjor Angelo Masafra, lartesoi figurën e Mjedes, por edhe aktivitetin folkloric të mbjatur në Kukël. Nga ana tjetër, famullitari I kishës së kuklit, Dom Nik Ukgjini, u shpreh se ky eshte edicioni I 5 I ketij festivali. Kompleksi ne fshatin Kukel perbehet nga dy objekte te lidhur me njeri-tjetrin, Kisha dhe Qela. Te dy objektet jane projektuar dhe realizuar nga Dom Ndre Mjeda, i cili ka qendruar dhe sherbyer aty per nje periudhe 30 vjeçare (1906-1937). Shtepia e ndertuar ne vitin 1906, paraqet nje ndertim dykatesh te stilit neoklasik. Gjate viteve 1962-1979 dhe 1982-1991 ka patur funksionin e nje shtepie muze kushtuar poetit Ndre Mjeda dhe e pajisur me objekte te ndryshme te vete klerikut. Ne shkurt te vitit 2012 MTKRS e shpalli kompleksin monument kulture.

Artikulli paraprakKU DO TË PUSHOJNË POLITIKANËT SHQIPTARË
Artikulli tjetërFIRENCE PËRFSHIHET NGA PËRMBYTJET, RESHJE TË MËDHA SHIU