Kadri Roshi, një kolos i filmit dhe teatrit shqiptar, la për publikun personazhe që nuk i fshin koha.

4 janari përkon me 95 vjetorin e Kadri Roshit, ndërsa djali i tij Kliti Roshi foli për kujtimet me të atin, përjetimet e tij si dhe për jetën e artistit të madh.

Kliti Roshi: Që të bëheshin sa më konkrete këto përhalle. Vinte e mi tregonte mua dhe shikonte reagimin tim. Nëse unë arrija ta kuptoja, qëllimi në këtë fabul u arrit. 9 herë, 28 këmbë shkallë me kthesa është rrëzuar tek “Lulëkuqet mbi mure” dhe realisht krahu i tij u mavijos.

Rolet dhe personazhet për një artist si Kadri Roshi janë si fëmijët e tij e megjithatë më i ndjeri për të duket se ka qenë ai i Arturo Ui.

Kliti Roshi: Arturo Ui, jo vetëm për Kadri Roshin por për Teatrin Popullor është një nga kulmet e tij. Artur Ui nuk vjen më, i ka pëlqyer e vështira.

Që do të thotë, një rol të vogël që duket i pavlerë, ai donte ta kthente në vlerë.

Magjia e vërtetësisë së personazheve fsheh pas perdes sakrifica dhe mundime të mëdha, ndërsa mjeshtri i skenës Kadri Roshi, dinte sesi të shkëlqente në çdo pikë arti që dhuronte.

Artikulli paraprakGODITI GRUAN ME THIKË, ARRESTOHET SHQIPTARI NË GREQI
Artikulli tjetër‘NË PORTËN E PËRJETËSISË”, FILMI PËR JETËN E PIKTORIT VINCENT VAN GOGH