PROMOVOHET LIBRI ME KUJTIME, NË 20 VJETORIN E VDEKJES.Hapa te vuajtur, jete e mundimshme por krenare, gjurme te mbetura dhe emri I skalitur ne kujtesën e perjetesisise, ky eshte profile I mesuesit, poetit, shkrimtarit, gazetarit e publicistiti Sabah Sinani, I cili u risoll sot ne kujtesën e opinionit publik ne kuadrin e 20 vjetorit te vdekjes, ku u promovua dhe libri “Fjalet e Ralla”, me shkrime te vete profesorit, te cilat I kishte bere gati per botim, Idriz Ahmeti. 

Sabah Sinani, emrin e te cilit mban Shkolla e Mesme e qytetit te Pukes, mbetet një poliedrik I pashoq, I cili me kontributin e tij te pacmuar sa e si duhet , renditet fill pas mësuesit Millosh Gjergj Nikolla këtu ne Puke, me te cilin aq shume te perbashketa kishte mësues Sabahu.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/NOG6zhq5q6M?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]