Të paktën 86 njerëz kanë vdekur pas përplasjeve të dhunshme ndërmjet fermerëve dhe barinjve.

Përleshjet filluan të enjten kur fermerët etnikë të Berom sulmuan barinjtë e Fulanit, duke vrarë 5 prej tyre. Më pas një sulm hakmarrës të shtunën çoi në vdekje të tjera.

Zona ka një histori dhjetëvjeçare të dhunës ndërmjet grupeve etnike që konkurrojnë për tokën.

Një shtetrrethimi është vendosur në tre pjesë të shtetit te Nigerise.

Komisioneri i Policisë së Shtetit, Undie Adie tha se pas gjakderdhjes u zbulua se 86 vetë ishin vrarë dhe 6 ishin plagosur.

Ai tha se 50 shtëpi ishin djegur, si dhe 15 motoçikleta dhe dy automjete.

Ky një konflikt i vjetër që kohët e fundit ka marrë një nivel të ri brutaliteti. Në rajonin qendror të Nigerisëjanë të vendosur komunitetet bujqësore dhe barinjtë nomadë të cilët përplasen për territor si edhe për të drejtat e kullotjes.

Por këto përplasje të fshehta kanë shpërthyer në luftë ndër-komunale, duke vrarë mijëra persona vitin e kaluar.