Alba Adriatica. Po rindërtohet nga karabinierët ngjarja e fundit me të shtëna në Alba.

Ekzistojnë në fakt vetëm disa të dhëna të veçanta që mund të ndërtohen nëse vijnë dy dëshmitarë të tjerë, dy shqiptarë që u arratisën pas të shtëave. Të dy janë identifikuar nga Policia, e cila po i kërkon.

Ndërkohë në mbrëmje është transferuar në spitalin e burgut, 33-vjeçari shqiptar Arlin Cera, njeriu që qëlloi, i cili është arrestuar me akuzën e vrasjes në tentativë.

Përleshja e madhe shëprtheu në fillim në barin e hotelin e pastaj vazhdoi edhe jashtë dhe policia nuk ka një motiv të qartë spe kanë arritur deri në këtë pikë. Ndërkohë policia ka konfiskuar kuzhinën, një pjesë të hollit dhe dy dhoma të hotelit.

Hetuesit synojnë të identifikojë dy protagonistët e tjerë të përleshjes, në veçanti dy shqiptarë.

Sipas një rindërtimi të parë të ngjarjes, sherri filloi kur italiani do të shfaqej në hotel dhe do të fyente disa klientë dhe baristë. Pasi i thanë të largohej, ai u kthyer sërish në shoqërinë e disa shqiptarëve. Në këtë pikë do të dilte në skenë Arlin Cera me thikë, që do të goditej disa herë si edhe me një shkop beisbolli.