Pas revoltës së një nate më parë në burgun e Sanremos, Valle Armea,

dje u regjistrua një përleshje e dhunshme që ndikoi negativisht në menaxhimin e sigurisë në burg midis të dënuarve nga Afrika e Veriut dhe shqiptarëve në shfaqjen e organizuar në teatrin brenda burgut të Marasi-t në Genoa.

Ky burg është një nga më të populluarit në Itali dhe pjesa më e madhe e të burgosurve janë të huaj.

Përleshja shpërtheu për arsye ende të panjohura. Një nga të paraburgosurit u plagos dhe u shtrua në spital. “Për fat të mirë, pavarësisht kontigjentit të vogël të punonjësve të burgjeve,

ne kemi qënë në gjendje për të trajtuar këtë ngjarje të rrezikshme pa pasoja të mëtejshme”, thanë drejtuesit e burgut.

Artikulli paraprakI BRAKTISUR NGA TË GJITHË, AUTORI I MASAKRËS NË MAT DEL PARA GJYQIT
Artikulli tjetërPS-PD ‘SHERR’ NË PE, POLLO: BALLA PADRINO I BARONIT TË DROGËS!