Një person ka vdekur dhe një polic kosovar është plagosur pas një përleshjeje me armë zjarri në qendër të komunës së Istogut.

Mediat kosovare shkruajne se personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është qëlluar nga forcat policore teksa ka tentuar të hyjë në bankë për të grabitur dhe më pas, në tentativë për të kundërshtuar forcat policore, ai ka qëlluar policin me inicialet I.D.

Polici i plagosur mësohet se është dërguar menjëherë në Spitalin e Pejës, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga ana e Policisë së Kosovës, por kjo e fundit mësohet se ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar e hedhur dritë mbi rrethanat.

Artikulli paraprakU TRANSFERUAN NË BERAT E POGRADEC, PROKURORËT FITOJNË NË GJYKATË NDAJ ARTA MARKUT
Artikulli tjetërS’U KËNAQ ME DHURATAT E KRISHTLINDJEVE, FËMIJA DENONCON BABAGJYSHIN NË POLICI