Dy vëllezër shqiptarë kanë përfunduar në polici, pasi u përfshinë në një sherr me mjete të ftohta jashtë ambienteve të një diskoje.Ngjarja la ndodhur në Brescia, Itali.

Sipas mediave të vendit fqinj, ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur njëri nga dy vëllezërit qëlloi me thikë një 30-vjeçar italian.

Dy shqiptarët e moshës 22 dhe 23 vjeç, janë nën akuzë për sulm me dashje me thikë, ndaj 30-vjeçarit nga Brescia, i cili përfundoi me plagë në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se sherri kishte nisur brenda diskos e më pas ata kanë dalë jashtë me gjasë për t’u sqaruar, por aty sherri ka degjeneruar dhe vëllai më i vogël, shqiptari 22-vjeçar nxori thikën dhe e qëlloi.

Më pas policia bëri ndalimin e dy shqiptarëve të cilët u shoqëruan për në ambientet e policisë.