Përleshje mes bandave në burgjet amerikane

Disa ditë pas përleshjeve mes bandave rivale në burgjet braziliane, ku humbën jetën afro 100 të burgosur, një video e regjistruar nga kamerat e sigurisë së burgut në Çikago ka treguar se lufta mes bandave nuk njeh shtet. Një sherr mes dy personave ka sjellë përfshirjen e anëtarëve të tjerë të bandave, por edhe goditje nga persona të tjerë që kishin hesape për të larë dhe përfituan nga rrëmuja. Të burgosurit ndahen në dy grupe, gati për të sulmuar. Fatmirësisht konflikti në burgun e sigurisë së lartë në Çikago përfundoi pa viktima, por të paktën 5 persona pësuan dëmtime të rënda.

Artikulli paraprakPAPA PRANON SE MUND TË SULMOHET NGA ISIS, POR REFUZON ANTI PLUMBIN DHE MAKINËN E BLINDUAR
Artikulli tjetërFUORISTRADA GJENDET NË DET, 100 M LARG BREGUT TË DETIT