Dhjetëra emigrantë humbën jetën pasi anija e tyre është përmbysur në Mesdhe, jashtë brigjeve të Tunizisë, raporton BBC.

Të paktën 50 persona vdiqën në incident, ndërsa 16 të tjerë mbijetuan, tha Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migracionin.

Por agjensia shtetërore e Tunizisë raporton se 70 emigrantë u mbytën rreth 74 km larg Sfax, në jug të kryeqytetit të Tunizisë.

Zyrtarët dyshojnë se anija u nis nga Zuëara në Libi. Vetëm 4 trupa janë gjetur deri tani, ndërkohë që forcat kanë mbërritur dhe po bëjnë kërkime për të tjerët.

Mediat lokale thonë se peshkatarët nxituan që të shpëtonin të mbijetuarit. Emigrantët thuhet se ishin nga Afrika Sub-Sahariane.

Çdo vit, mijëra emigrantë përpiqen të kalojnë Mesdheun për të shkuar në Europë.

Artikulli paraprakAMBASADA AMERIKANE PROTESTUESVE TË OPOZITËS: E PALIGJSHME DHUNA! REFUZOJENI
Artikulli tjetërÇMIMET SHKENCORE TË AKADEMISË SË SHKENCAVE, SHPALLEN NOMINIMET PËR TRE ÇMIME