Një shqiptar 38-vjeçar në Itali ka pësuar një incident të frikshëm teksa ishte duke punuar, në Limore, provinca e Breshias.

Ekskavatori i vogël me të cilin po punonte shqiptari u përmbys duke e zënë poshtë. Pas frikës së fillimit, rezultoi se gjendja e punëtorit shqiptar ishte më pak e rëndë nga sa u parashikua.

Ai ka pësuar dëmtime në shpatull por nuk është në rrezik për jetën.
Në gjendje të vetëdijshme, shqiptari u stabilizua në vend nga mjekët e më pas u transportua me helikopter në spitalin civil në Breshia.

Incidenti ndodhi pak para orës 8 në kantierin e ndërtimit në rrugën 4 Nëntori, ku prej pak kohësh kanë nisur punimet për një hotel të ri, me pesë yje.

Artikulli paraprakSOT GJYQI PËR SUEL ÇELËN, PROKURORISË I HUMBIN VIDEOT E INCIDENTIT
Artikulli tjetërSKELETI I BURRIT TË ZHDUKUR NË VITIN 1997 GJENDEN ME GOOGLE EARTH