Një makinë është aksidentuar në autostradën Lushnje-Rrogozhinë në afërsi të fshatit Zhame.

Drejtuesi i mjetit Shkëlqim Zhija nga Cërriku është dërguar në spitalin e Lushnjes.31-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga imazhet e publikuara shihet makina e përmbysur në mes të rrugës dhe xhami i përparmë është thyer plotësisht.