ORG XMIT: PX102 In this July 9, 2010 photo provided by the National Transportation Safety Board, investigators examine an amphibious craft salvaged from the Delaware River in Philadelphia. Federal investigators on Monday, March 7, 2011 released their report on the probe into the July 7, 2010 collision between an amphibious Philadelphia tour boat and a barge that killed two Hungarian tourists. (AP Photo/U.S. Coast Guard)

Nëntë nga 17 personat që humbën jetën në një varkë udhëtimi në një liqen të Missourit ishin anëtarë të një familje. Kështu njoftoi guvernatori Michael Parson pasi foli me një grua, e cila i konfirmoi këtë gjë.

Mediat amerikane raportojnë, sipas gruas, kapiteni i anijes u kishte thënë udhëtarëve të mos vendosnin xhaketa shpëtimi.

Në varkën që u përmbys pranë Tabel Rock Lake, një atraksion turistik popullor ishin 31 persona.

Sipas Fox59 News, gruaja e identifikuar si Tia Coleman tha:

“Kam humbur të gjithë fëmijët e mi, kam humbur burrin, vjehrrën, vjehrrin, xhaxhain, motrën time, dhe nipin, jam mirë, por kjo është me të vërtetë e vështirë.

Kapiteni na tha: ‘Mos u shqetësoni për xhaketën e shpëtimit të jetës, nuk do të keni nevojë për to’, kështu që askush nuk i vuri, sepse ne e dëgjuam kapitenin dhe ai na tha të qëndronim ulur. Sidoqoftë, ishte shumë vonë për ti vendosur.”

Kapiteni ishte një ndër ata që mbijetuan dhe tani është në spital.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA E JUGUT, NJË UDHËTIM MES KËSHTJELLAVE, PEISAZHEVE PËRRALLORE, RAKISË DHE BYREKUT
Artikulli tjetërREALI I MADRIDIT RREGULLON TERRENIN, PRONOTON NUMRIN 7-TË PËR EDEN HAZARD