Reparti i Imazherisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës por edhe disa repartee të tjera të atij spitali janë rrezikuar ndjeshëm nga sasia e madhe e ujit që depërtoi si shkak i reshjeve të dendura të shiut për dy orë me radhë në qytetin e Shkodrës.

Ndërsa rrugët u bllokuan përmbytjes momentale nuk i shpëtoi as reparti i imazherisë.

Pavarësisht përpjekjeve për të larguar ujin e shiut në ato momente ishte e pamundur. Siç shihet edhe nga pamjet mund të cilësohet si një situatë sa tragjike aq edhe komike. Fillimisht tek pacientët dhe familjarët e tyre u krijua një situatë paniku. Pasi reshjet e shiut pushuan uji pësoi një tërheqje edhe në spitalin e Shkodrës.

Deri tani nuk raportohet për dëme por mjekët po shohin nëse gjithçka funksionon në rregull në ato reparte ku depërtoi uji. Kjo është një ngjarje e cila është shumë e rrallë për spitalin e Shkodrës.

Më përpara ka patur depërtim të ujit nga shiu por jo në përmasa të tilla. Flasim për një shëndetësi që duam por kjo nuk është shëndetësia që duam.

 

 

Artikulli paraprakSHQIPTARI PËSON INFARKT NË MES TË DETIT, E SHPËTON ROJA BREGDETARE
Artikulli tjetërKOSOVË, PRESIDENTI THAÇI PËRFSHIHET NË AKSIDENT