Përmbytjet e javëve të fundit në Shkodër kanë sjell problematika edhe në qytet. Shumë lagje janë mbuluar nga uji për shkak të bllokimit të pusetave apo nivelit të ulët të tokave.

E gjithë kjo ka sjell një kaos, sidomos në unazën perëndimore, aty ku uji ka depërtuar edhe në banesa. Këtë të mërkurë, Shërbimi Zjarrfikës Shkodër ka bërë të mundur, me anë të pompave,

kullimin e një numri të kosiderueshëm parcelash dhe banesash, të cilat prej javësh janë mbuluar nga uji në afërsi të Unazës Perëndimore të qytetit të Shkodrës.

Kullimi i këtyre tokave ka qenë relativisht i vështirë për shkak të nivelit të ulët të ujit, i cili vështirëson jashtë mase punën e pompave. Megjithatë, një punë e tillë ndihmon banorët e këtyre zonave për zhvillimin sa më normal të aktiviteteve të tyre.

Në Unazën Perëndimore ka patur edhe raste të bllokimit të rrugëve, banorët e të cilëve kanë mundur të lëvizin vetëm me çizme të larta.

 

Artikulli paraprakMBLIDHET KËSHILLI BASHKIAK M. MADHE
Artikulli tjetërOBOT, RRITET ME 10CM NIVELI I UJIT