Përmbytja në spitalin e Shkodrës pas reshjeve të dendura të shiut një ditë më parë sipas drejtoreshës Teuta Rrjolli ka ardhur për shkak të bllokimit të kolektorëve jashtë spitalit. Problem pati tek reparti i imazherisë dhe fizioterapisë.

Pas ujit që u largua brenda një kohe të shkurtër në spitalin e Shkodrës drejtorja Rrjolli shprehet se nuk ka asnjë dëm në pajisje.

Për imazherinë po merren masa që uji të ketë dy rrugë për të kaluar ndërsa fizioterapia mbetet e rrezikuar nga përmbytjet në rast se ka sërish reshje të dendura shiu.

Imazheria i është rikthyer normalitetit duke mos patur më ujë ndërsa tek reparti i fizioterapisë ende po punohet për të larguar plotësisht ujin dhe për ta patur në gatishmëri atë repart.