Edhe pse moti është përmirësuar dhe ditët e fundit nuk ka pasur reshje shiu, disa zona vijojnë që të jenë të përmbytura, pasi uji nuk është tërhequr. Aktualisht, sipas bashkisë së Shodrës janë 2125 hektarë tokë e përmbytur.

Bashkia kërkon ndërhyrje për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat kalohet vetëm me makinat e larta të ushtrisë. Në disa shkolla në ambientet e brendshme ka lagështirë dhe kërkohet dezinfektimi i tyre.

Kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marre masat përkatëse.

Kanë filluar të dëmtohen edhe disa segmente rrugore. Situata e vështirë në disa zona në Shkodër vijon prej më shumë se 3 javësh.

Kryesisht ne njesine Administrative Ana e Malit janë 1000 ha toke e përmbytur. Në fshatin Obot kalimi bëhet i mundur me makinat e larta të ushtrisë. anë 150 shtëpi të rrethuara nga uji.

Në Bërdicë janë mbi 80 ha tokë e përmbytur.Në Velipojë, janë të përmbytura mbi 40 Ha tokë dhe 3 shtëpi të rrethuara nga uji.

 

Artikulli paraprakLIVADE, TËRHIQET UJI POR SHFAQEN PROBLEMET
Artikulli tjetërPJETRI: TOKAT U KTHYEN NË MOÇAL