Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 3300 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç: 1250 ha.Janë mbi 130 shtëpi te rrethuara nga uji. Nevojiten: furnizimi me ujë te pijshëm për banorët,​pako ushqimore dhe nevoja minimale ditore prej 20 t baze ushqimore per gjënë e gjallë.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1100 ha. Janë 150 shtëpi të rrethuara nga uji. Nevojiten:furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, pako ushqimore,130 palë çizme të gjata, 130 thasë miell për banorët e zonave të prekura dhe baza ushqimore për gjënë e gjallë.

 

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 480 ha tokë e përmbytur .Janë 10 shtëpi të rrethuara nga uji.Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për ​gjënë e gjallë.

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 310 Ha tokë :
Në fshatin Ças rrjedh uji nën argjinaturë.Kërkohet ndërhyrje e specializuar.
Janë 10 shtëpi të rrethuara nga uji.

Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për ​gjënë e gjallë.

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 95 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 30 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre.
Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për ​gjënë e gjallë.

​Në këtë moment 18 persona janë të akomoduar në konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka ​bërë të mundur edhe lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre.

 

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

 

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.