Përmbytjet në Njësitë Administrative të nënShkodrës kanë sjell prej javësh mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë banorët.

Megjithatë, pas normalizimit të situatës së ujit, i cili prej disa ditësh ka tendencë në ulje, ka filluar puna për rregullimin dhe sistemimin e ujsjellësve.

Sipas shefit të higjenës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër, Burim Gjyli, ka filluar klorifikimi, pastrimi dhe lyerja. Tashmë kanë dal rezultatet e analizave në Zues, dhe banorët mund të fillojnë konsumin e ujit pa problem. Ndërkohë, vijon puna edhe për zonat e tjera.

Në vazhdim pritet ardhja e analizave për cilësinë kimike dhe bakteriologjike të ujit në zona si Ana e Malit, Dajçi e më gjerë. Sipas Gjylit, pritshmëritë janë të mirë,

përderisa të gjitha strukturat e DSHP dhe Ndërmarrjes së Ujsjellësit të Shkodrës janë në terren për përmirësimin e ciëlsisë së ujit. Leja për konsum pritet të jepet menjëhesë sapo uji të jetë plotësisht i pastër.