I gjithë vendi do të ‘pushtohet’ nga reshjet e dendura të shiut gjatë pasdites së sotme, duke rrezikuar nga përmbytjet disa zona.

Nga të dhënat e IGJEUM parashikohet që reshjet të jenë intensive, deri në shtrëngata, në pjesën veriore, ku më të rrezikuara janë Shkodra dhe Lezha, por probleme priten dhe në Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Nesër (e hënë, dt.12) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të RRITEN PRURJET në pjesët e larta malore duke përfshirë edhe kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin.

Në pjesën fushore të basenit që i përket Lumenjve Drin-Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të vazhdojë të ketë nivele të larta të ujit por ZVOGËLIM të sipërfaqes së përmbytur përgjatë ditës së sotme, por me tendencë për RRITJE TË NIVELEVE DHE RREZIKUT ditën (e hënë, dt.12).
Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të ngelen të larta për shkak të rritjes së shkarkimit të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës në Lumin Buna por do të varen edhe nga shkarkimet e hidrocentraleve mbi lumi Drin.

Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës . Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të pritshme. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve kryesisht përgjatë ditës së hënë.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE