Kjo eshte panorama e krijuar ne aksin Shkoder Velipoje prane ures se Gjo Lulit ku cdo gje eshte mbuluar t nga mbeturinat. Terheqja e ujit ka nxjerr ne pah ndotjen masive mjedisore.

Tashme pervec efekteve te tjera social ekonomike qe ka sjell permbytja ne nenShkoder kemi dhe faktorin plus te ndotjes se ketij aksi qe te dergon ne piken turistike .

Ndersa tokat aty prane ngjajne me nje liqen pasi terheqja e ujit eshte tejet e ngadalte. Stacioni i ujsesjellesit ne Trush vijon te jete nen uje , teksa me ne fund eshte arritur qe rruga drejt Velipojes te jete e qarkullueshme , pasi vetem nje dite me pare ajo ishte e mbuluar me uje.

Shtëpitë nen rruge janë akoma te përmbytura ku lartësia e ujit është 1 meter uje . Kane një jave ne këtë gjendje dhe kështu do te qëndrojnë edhe për disa dite, pasi niveli i ujit ne këtë zone nuk eshte lehtesisht i rrjedhshem.

Kjo për faktin se është pjesa fundore e Fushës se Nënshkodrës ku ndahet me Torovicen e Lezhës, nëpërmjet argjinaturës, e cila shërben edhe si rruge për tu lidhur me aksin Shkoder – Velipoje.

Ndersa aktualisht ne kete rruge fenomeni me problematik eshte ndotja mjedisore e cila padyshim demton dhe turizmin ne impaktin e menjehershem qe krijohet.

 

Artikulli paraprakMUNGESAT NDAJ SKËNDERBEUT, VLLAZNIA E CUNGUAR
Artikulli tjetërPAJISJE TË REJA PËR 11 SPITALE RAJONALE