Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të jetë në përkeqësim të vazhdueshëm dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 2400 Ha.

Deri në këto momente, janë mbi 780 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit.

Në lagjen Zadrimë, lagjen Marinaj dhe lagjen e Maçit në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar.Në Obot kalimi bëhet i mundur vetëm me varka. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura.
Njësia Administrative Bërdicë: Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 290 ha tokë e përmbytur.Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 130 Ha tokë.

Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë tëterritorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin. Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen ndaj nevojave emergjente të banorëve.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE