Qeveria miratoi masën e kompensimit të dëmeve për rajonin e Shkupit të prekur nga vërshimet.

Zëvendës/kryeministri dhe njëherësh Ministër i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, premtoi 100 përqind kompensim të dëmeve. Sipas tij, kjo është paketa e parë nga tetë të tilla, që qeveria i miratoi në seancën e sotme. “Duke pasur parasysh pasojat nga fatkeqësia natyrore dhe numrin e madh të amvisërive që janë goditur si dhe shkallën e dëmeve, qeveria është tërësisht e përkushtuar për të ofruar ndihmë të plotë dhe përkrahje për të prekurit. Këto janë hapa konkret me të cila dëshmojmë shqetësimin tonë për të gjithë qytetarët për të cilët në këto momente, me rëndësi të veçantë është përkrahja e sinqertë” , deklaroi Nikolla Todorov, Zv/Kryeministër. Këto masa përfshijnë participim të të gjitha shërbimeve shëndetësore, lirimi nga pagesat e faturave të ujit dhe plehrave për tre muaj, ndihmë për sigurimin e gjërave të nevojshme për nxënësit, rritjen e ndihmave financiare për tre muajt e ardhshëm për rastet sociale, si dhe ndihma për personat me nevoja të veçanta.

Artikulli paraprakMAJLINDA KELMENDI: 4 VITE QË E MENDOJ MEDALJEN E ARTË
Artikulli tjetërANDY MURRAY, TENISTI I PARË ME DY MEDALJE TË ARTA NË OLIMPIADË