Edhe pse moti është përmirësuar dhe ditët e fundit nuk ka pasur reshje shiu, disa zona vijojnë që të jenë të përmbytura, pasi uji nuk është tërhequr.

Aktualisht, sipas bashkisë së Shkodrës janë 2125 hektarë tokë e përmbytur. Ndërkohë që 18 shtëpi janë të rrethuara nga uji, 3 në Velipojë dhe 15 në njësinë Rrethina.

 

Njësia Administrative Ana e Malit: 1000 ha. Në fshatin Obot kalimi bëhet i mundur me makinat e larta të ushtrisë. Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 80 ha tokë e përmbytur.

 

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 40 Ha tokë.Janë 3 shtëpi të rrethuara nga uji.

 

 

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 65 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 15 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre.

Bashkia Shkodër ka bërë evakuime të banorëve dhe gjësë së gjalle kur janë paraqitur nevoja. Në këtë moment 11 persona janë të akomoduar në konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bërë të mundur edhe lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre.

Nga ana tjetër kanë filluar të shfaqen problematika edhe në zonat malore për shkak të reshjeve të dëborës. Në fshatin Kir ka rënie masive dheu e gurësh që si pasojë kanë bllokuar rrugën.

Bashkia Shkodër po merr masat e nevojshme për të bërë të mundur kalimin.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.